BallinaLajmePushim me pagesë: Deputetët s’punojnë një muaj, sot marrin pagat e plota

Pushim me pagesë: Deputetët s’punojnë një muaj, sot marrin pagat e plota

Të ngjajshme

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se sonte,...

Mos dilni pa krem mbrojtës nga dielli nga marsi deri në tetor

Banorët në Mbretërinë e Bashkuar po këshillohen të tregohen...

Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në këtë kohë|

Në kushtet e sfidave të sigurisë në rajon dhe...

Goditet kryeqyteti i Arabisë Saudite, shpërthime në infrastrukturën energjitike në Riad

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan mbi kryeqytetin e Arabisë...

Sot, më 30 shtator 2025, deputetët e Kuvendit të Kosovës marrin pagën mujore bazë prej 1,914 euro, ndonëse gjatë tërë muajit nuk kanë punuar asnjë ditë. Kuvendi ka qenë i bllokuar si pasojë e masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e cila ndaloi zhvillimin e seancave dhe veprimeve të mëtejme derisa të vendoset nëse Kuvendi mund të konsiderohet i konstituar edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Afati i fundit për vendimin e Gjykatës Kushtetuese është sot, dhe pritet të sqarohet nëse konstituimi i Kuvendit më 26 gusht – pa përfaqësues të komunitetit serb në kryesi – është në përputhje me Kushtetutën, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht kësaj bllokade, 105 deputetë (pa llogaritur 15 ministrat që nuk marrin pagë si deputetë) i kushtojnë buxhetit të Kosovës 200,970 euro vetëm në paga bazë për muajin shtator. Kjo shumë është edhe më e lartë kur llogariten shtesat për përvojë pune dhe pozitat e veçanta, si ajo e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, dhe nënkryetarëve Albulena Haxhiu, Kujtim Shala, Vlora Çitaku dhe Emilja Rexhepi.

Edhe pse Kuvendi nuk ka zhvilluar asnjë seancë gjatë shtatorit, Dimal Basha, kryetar i zgjedhur i Kuvendit, ka kryer disa takime dhe aktivitete, për të cilat është njoftuar përmes kanaleve zyrtare dhe rrjeteve sociale.

Ndërkohë, anëtarët e Qeverisë në detyrë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, ministrat dhe një zëvendësministre, nuk janë përfshirë në këtë përllogaritje, pasi ata marrin pagë nga Qeveria, jo nga Kuvendi.

Vendimi i sotëm i Kushtetueses pritet të jetë vendimtar për të përcaktuar nëse Kuvendi mund të vazhdojë punën pa pjesëmarrjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, apo nëse procesi i konstituimit duhet të përsëritet./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz