Një person ka ndërruar jetë mbrëmë në QKUK.
Viktima mashkull derisa ka qenë në rrugë ishte goditur nga një veturë në lëvizje, drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar.
Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësori. I njëjti si pasojë e lëndimeve të marra, dje ka ndërruar jetë.
Rasti është në procedurë hetimore.
Aksidenti në fjalë kishte ndodhur më 31 gusht 2025 në Mitrovicë të jugut./Lajmi.net/
- Advertisement -