Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ditën e sotme ka qëndruar në Deçan, ku i ka dhënë mbështetje të madhe kryetarit, Bashkim Ramosaj, i cili është sërish kandidat i AAK-së për këtë qytet.
Haradinaj ka lavdëruar punën e Ramosajt, ku ka thënë se kur flasin për Aleancën me krenari, me krenari të mëdhe flasin edhe për Aleancën në Deçan dhe kryetarin e saj të jashtëzakonshëm.
”Kur flasim për Aleancën me krenari, ndër këto krenari të mëdha flasim për Aleancën në Deçan dhe kryetarin e saj të jashtëzakonshëm, Bashkim Ramosaj. Puna flet për të, ne jemi këtu vetëm për t’i uruar punë të mbarë në 4 vitet e ardhshme në krye të Komunës së Deçanit.” ka shkruar ai në facebook.
Postimi i plotë: