back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeRritet besueshmëria në Policinë e Kosovës

Rritet besueshmëria në Policinë e Kosovës

Të ngjajshme

Enver Hasani për Kurtin: Është anti-amerikan me bindje, i ekstremit të majtë – e fsheh veç për sentiment të popullit

Anti-imperialist të ekstremit të majt, përkatësisht anti-amerikan. Ky është leximi...

Dy shoferë ndëshkohen për gara shpejtësie në Rahovec, njëri gjobitet me 500 euro

Dy shoferë janë ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi...

Rritet besueshmëria në Policinë e Kosovës

Nga paraqitja e rastit deri te reagimi i Policisë...

Nga paraqitja e rastit deri te reagimi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, asaj i duhen disa minuta për të arritur në vendin e ngjarjes.

“Stacioni Policor në Ferizaj ka kohën e reagimit më të shpejtë nga të gjitha stacionet e tjera në nivel Kosove ku koha e reagimit është 13.7 minuta dhe me të pranuar çdo informacion nga qytetarët në stacionin policor menjëherë reagohet patrullat dalin në teren dhe i përgjigjen rastit”, ka thënë Kapiten Nehat Suma -Shef i Operativës në Policës së Kosovës në Ferizaj.

Ditë më parë, falë reagimit të shpejtë të policisë është arritur të ndalohet një tentim-vetëvrasjeje.

“Sapo kemi marrë informacionin e kemi përcjellë tek patrullat e cila ka qenë në terren edhe fal intervenimit shumë të shpejtë tyre kemi arritur me kohë atje të depërtoj në lokal edhe është arritur që të shpëtohet jeta e një vajze nga zyrtarët e stacionit policor të Ferizajt”, ka thënë toger Reshat Hyseni.

Veprimet dhe reagimet e shpejta të policisë në rastet e raportuara po e rrisin besueshmërinë tek ky institucion

“Besojë që ka pasur ndikim shumë të madh pozitiv në ngritjen e imazhit të Policisë së Kosovës edhe rritjen e besueshmërisë tek zyrtarët policor anembanë Kosovës”, ka thënë Kapiten Nehat Suma -Shef i Operativës në Policës së Kosovës në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që çdo rast të dyshimtë apo të rrezikshëm ta raportojë sa më parë./RTK

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz