back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeDeputeti ukrainas: Njohja e Kosovës do të shqyrtohet nga presidenti i ardhshëm...

Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës do të shqyrtohet nga presidenti i ardhshëm i Ukrainës, jo nga Zelensky

Të ngjajshme

Ruzhdi Shehu: Bujqësia, prioritet për zhvillimin ekonomik

Ruzhdi Shehu, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...

Memli Krasniqi në Suharekë: E pamë qartë që shpresa s’është vetëm fjalë këtu,

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi,...

Kriza institucionale: “Topi” sërish te Kushtetuesja – do të sqarojë nëse Kuvendi është konstituuar

Hedhja ndaras në votim e kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të...

Deputeti i Kuvendit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka thënë se çështjen e njohjes së Kosovës do ta shqyrtojë një president i ardhshëm, dhe jo Volodymyr Zelensky.

“Nëse do të ishte në dorën time do ta bëja shumë kohë më parë, por ky nuk është vendim që mund ta marrë unë por presidenti i Ukrainës. Nuk e di se kur kjo mund të ndodh por besoj se presidenti i ardhshëm i Ukrainës do ta ketë në dorë çështjen e njohjes së Kosovës”, u shpreh deputeti ukrainas për Klan Kosova.

Goncharenko thotë se e ka ngritur këtë çështje në Kuvendin ukrainas, mirëpo nuk ka kaluar. Megjithatë, ai është i mendimit se “herët a vonë” një gjë e tillë do të ndodhë.

“Ukraina nuk e ka njohur Kosovën si një shtet të pavarur tani që po flasim. E kam dërguar këtë çështje edhe në Parlamentin e Ukrainës dhe fatkeqësisht nuk ka kaluar, por besoj se herët a vonë Ukraina do ta njohë shtetin e Kosovës, kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe e dimë se çfarë përkrahje kemi pasur nga Kosova gjatë pushtimit rus në vendin tonë, kjo është situata për momentin”, deklaroi Goncharenko.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz