back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeTifozi i VV-së, Albert Shabani e anulon “revolucionin kushtetues” pas një ftese...

Tifozi i VV-së, Albert Shabani e anulon “revolucionin kushtetues” pas një ftese nga Policia – bindet “me nder e respekt”

Të ngjajshme

Edhe Xheneta merr pjesë në varrimin e Eldionit, vëllait të Gjestit

Para pak çastesh është varrosur vëllai i mitur i...

Xhaferi: Albin Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi,...

Atletico flet me gola, Real Madrid hesht në Wanda

Atletico Madrid i ka dhënë një leksion të paharrueshëm...

Albert Shabani, aktivist i flaktë i Vetëvendosjes dhe organizator i një marshimi të shpallur me bujë për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ka vendosur papritur ta “pezullojë revolucionin” — pasi u ftua për një bisedë miqësore në stacionin policor nr. 92 në Prishtinë.

Nga zjarri i protestës në rrjete sociale, Shabani përfundoi në “zjarrin e reflektimit institucional”, duke njoftuar se marshi i paralajmëruar për të dielën shtyhet për një datë tjetër, ende të panjohur, transmeton lajmi.net.

“Sapo dola nga stacioni policor…”, shkroi ai, me një ton dukshëm më të përmbajtur sesa ai i fjalimeve të zjarrta që paralajmëronin ballafaqim me sistemin kushtetues të vendit.

Duke përmendur “rekomandimet e Policisë”, Shabani tha se ka vendosur të respektojë autoritetet “me plot nder e respekt” — një kthesë 180 gradë për një figurë që zakonisht është shumë i ashpër në rrjetet sociale.

Kjo tërheqje vjen pasi marshimi i paralajmëruar për të kundërshtuar një institucion të pavarur, siç është Gjykata Kushtetuese, kishte shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, me shumëkënd që e konsideroi këtë si një sulm të paprecedentë ndaj rendit kushtetues.

Me fjalët e tij të fundit në postim, Shabani la të kuptohet se “ngjarja do të mbahet në një datë tjetër”, ndonëse pas kësaj eksperience, mbetet të shihet nëse do të ketë më guxim — apo vetëm statuse./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz