back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeMallra të kontrabanduara, në Ferizaj kapen mbi 300 kilogramë duhan

Mallra të kontrabanduara, në Ferizaj kapen mbi 300 kilogramë duhan

Të ngjajshme

Çfarë goli i jashtëzakonshëm nga Alvarez, Atletico pranë fitores ndaj Realit

Atletico Madridi e ka rritur avantazhin dhe tani po...

Varroset Eldion Kelmendi, vëllai i Gjestit

Është varrosur viktima e aksidentit të djeshëm në Bllagajë...

Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen ndaj Alaves

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Mallorcas dhe...

Prekëse, Gjesti s’i mbanë lotët në varrimin e vëllait

Sot i jepet lamtumira e fundit, vëllait të Gjestit,...

Task Forca në kuadër të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje, e përbërë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, pas një pune disa javore dhe duke u bazuar në informacione operative–inteligjente, njofton se ka arritur të identifikojë dy lokacione të cilat shërbenin si pika grumbulluese të mallrave të kontrabanduara.

Bëhet e ditur se “gjatë kontrolleve të realizuara në këto lokacione, me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, janë sekuestruar mallra si në vijim: në lokacionin e parë janë gjetur 100 kg duhan i papërpunuar dhe 109 kg duhan i përpunuar, ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur 100 kg duhan i papërpunuar”.

Në një njoftim theksohet se malli i sekuestruar është dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedurat e mëtejme ligjore.

“Sipas vlerësimeve të para, të bazuara në çmimet e tregut, vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara arrin shumën prej rreth 4,500 euro, ndërsa shmangiet nga detyrimet doganore dhe akciza llogariten të jenë rreth 15,000 euro”, thuhet më tej në njoftimin e Doganës së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz