back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeA duhet të jetë ekstradimi i Milan Radoiçiqit kusht për vazhdimin e...

A duhet të jetë ekstradimi i Milan Radoiçiqit kusht për vazhdimin e dialogut?

Të ngjajshme

Atletico flet me gola, Real Madrid hesht në Wanda

Atletico Madrid i ka dhënë një leksion të paharrueshëm...

Chelsea si Manchester Unitedi, kriza vazhdon edhe për Blutë e Londrës

Skuadra e Chelseat ka pësuar humbje 1:2 ndaj Brightonit...

Maratona Prishtina 2025: Policia njofton për bllokime dhe devijime e këtyre rrugëve të dielën

Me rastin e organizimit të Maratonës Ndërkombëtare Prishtina 2025,...

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se është thelbësore që Millan Radoiçiq dhe autorët e tjerë të sulmit të armatosur në Banjskë të përballen me drejtësinë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai u pyet rreth kërkesës së kryeministrit Albin Kurti që ekstradimi i Radoiçiqit të jetë kusht për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që Millan Radoiçiq dhe autorët e tjerë të sulmit në Banjskë të sillen para drejtësisë, sa më shpejt që të jetë e mundur,” deklaroi Hargreaves.

I pyetur se ku duhet të ndodhë kjo, ai tha se përgjegjësia fillestare bie mbi autoritetet e Beogradit.

“Mendoj se fillimisht është çështje për autoritetet serbe, dhe ne, në mënyrë të qëndrueshme dhe të rregullt, flasim me autoritetet serbe për këtë. Nuk dua të hyj në atë se çfarë ndodh më pas, sepse mendoj, para së gjithash, se është çështje e sistemit gjyqësor serb për t’u marrë me këtë. Por, është vërtet e rëndësishme që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të vazhdojmë me pandëshkueshmërinë për atë sulm të tmerrshëm, dhe duhet të ketë veprime kundër zotërisë Radoiçiq dhe kolegëve të tij,” tha ai.

Megjithatë, Hargreaves nuk e komentoi nëse kërkesa e Kurtit duhet të jetë kusht formal për dialogun.

“Unë nuk po i referohesha asaj se a duhet të jetë kusht apo jo për dialog. Mendoj se është një proces që duhet të ndodhë. Gjithashtu, mendoj se sa më shpejt që Kosova dhe Serbia të kthehen në rrugën e duhur, me një dialog konstruktiv mes tyre, aq më mirë do të jetë për popullin e Kosovës,” u shpreh ai./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz