back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmePolicia me aksion në veri, zbulohet depo ilegale armësh pranë sheshit

Policia me aksion në veri, zbulohet depo ilegale armësh pranë sheshit

Të ngjajshme

Platforma “Liria ka Emër” marsh drejt Hagës me motoçikleta, nisja nga Prishtina më 15 tetor

Organizatorët e platformës “Liria ka Emër”, kanë bërë të...

Krasniqi “selam” Kurtit: Pa Amerikën, as në zyre tënde nuk je sovran!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në...

Aksident i rëndë në Gllobar të Drenasit, të përfshira tri vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta...

Skandali i peshkut me krimba, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës del me këtë sqarim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në një komunikate të...

Mallra të kontrabanduara, në Ferizaj kapen mbi 300 kilogramë duhan

Task Forca në kuadër të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje,...

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm në Mitrovicën e Veriut, ku janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera të dyshuara si ilegale.

Sipas njoftimit zyrtar, mëngjesin e së shtunës, stacioni policor në Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me njësinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka pranuar informacion për prezencë të mundshme të materialeve të kundërligjshme në një podrum ndërtese pranë Sheshit “Car Lazar”.

Gjatë kontrollit të realizuar në vendngjarje, njësitë policore kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë:

  • 1 pushkë automatike
  • 1 pushkë gjahu
  • 50 fishekë
  • 1 kondak pushke
  • 1 palë pranga
  • 1 mbajtës pushke
  • 1 maskë kundër helmeve me çantën e saj
  • 1 këllëf arme
  • 5 karikatorë të zbrazët

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e procedurës hetimore për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar të përfshirët.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë, përfshirë armët ilegale dhe substancat narkotike, përmes numrit pa pagesë 192 apo aplikacionit “Lajmëro Policinë”./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz