back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBora Zemani prek me fjalët për humbjen e vëllait të Gjestit gjatë...

Bora Zemani prek me fjalët për humbjen e vëllait të Gjestit gjatë emisionit

Të ngjajshme

Varroset Eldion Kelmendi, vëllai i Gjestit

Është varrosur viktima e aksidentit të djeshëm në Bllagajë...

Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen ndaj Alaves

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Mallorcas dhe...

Prekëse, Gjesti s’i mbanë lotët në varrimin e vëllait

Sot i jepet lamtumira e fundit, vëllait të Gjestit,...

Fituesi i edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi i njohur si “Gjesti” humbi të premtën vëllain e tij në një aksidenti të rëndë në Pejë.

Lajmi tronditës ka prekur shumë figura publike, të cilat kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjete sociale. Ndër ta, edhe moderatorja Bora Zemani, e cila në hapje të emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, ka përcjellë një mesazh prekës për këngëtarin dhe familjen e tij.

“Një tjetër lajm tragjik dhe i trishtë që na ka prekur të gjithëve. Këtë herë, aksidenti ka ndodhur në Kosovë, ku ka humbur jetën një djalë i ri. Ai quhej Eldion dhe ishte vëllai i vogël i Gjestit, fituesit të ‘Big Brother VIP Albania 4’. Në emër të gjithë stafit të Top Channel, duam t’i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi dhe urojmë që të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje kaq të madhe,” u shpreh Bora mes emocioneve dhe dhimbjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz