back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeAkreditimi i OJQ-ve vendore, KQZ: Sot përfundon afati i aplikimit

Akreditimi i OJQ-ve vendore, KQZ: Sot përfundon afati i aplikimit

Të ngjajshme

Skandali i peshkut me krimba, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës del me këtë sqarim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në një komunikate të...

Mallra të kontrabanduara, në Ferizaj kapen mbi 300 kilogramë duhan

Task Forca në kuadër të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje,...

Zvicra mbulohet nga bora

Vështirësi të mëdha janë shënuar sot në trafikun rrugor...

A duhet të jetë ekstradimi i Milan Radoiçiqit kusht për vazhdimin e dialogut?

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Jonathan...

Brentfordi i jep goditje “KO” Unitedit

Brentfordi ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Manchester...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve për monitorimin e zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave dhe për Kuvendet Komunale, që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Sipas KQZ-së, afati për dorëzimin e kërkesave online për akreditimin e akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare si dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja, i cili ka filluar më 1 korrik, do të përmbyllet sot më 27 shtator, transmeton Klankosova.tv.

KQZ tregon se si bëhet aplikimi për akreditim

Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar i organizatës (qoftë organizatë joqeveritare, qeveritare/ndërqeveritare, organizatë ndërkombëtare e specializuar në fushën e zgjedhjeve dhe të drejtave të njeriut, apo përfaqësues i një shteti të huaj) duhet të plotësojë të dhënat e kërkuara në platformën online: https://apliko.kqz-ks.org

Hapi i dytë: Pas dorëzimit të kërkesës, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë atë dhe do të marrë vendim për miratimin ose refuzimin e saj. Në rast të miratimit, ZRCKFSP do të dërgojë përmes e-mailit kredencialet për qasjen në platformën online, të cilat i mundësojnë përfaqësuesit të autorizuar që të plotësojë edhe të dhënat për personat e organizatës/media që kërkohen të akreditohen.

Në platformën elektronike online https://apliko.kqz-ks.org është ngarkuar video që shpjegon të gjithë hapat e aplikimit.

Informacione shtesë:

Për më shumë informacione dhe sqarime, mund të kontaktoni Zyrën përmes e-mailit në adresën: [email protected], apo përmes telefonit në numrin +383 38 200 81 010. Zyra është e qasshme nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kenë të drejtë të vëzhgojnë Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale, si dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz