back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeHargreaves: Dialogu Kosovë-Serbi nuk po lëviz shpejt – BE-ja dhe Mbretëria e...

Hargreaves: Dialogu Kosovë-Serbi nuk po lëviz shpejt – BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar të përkushtuara për ta çuar përpara procesin

Të ngjajshme

A duhet të jetë ekstradimi i Milan Radoiçiqit kusht për vazhdimin e dialogut?

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Jonathan...

Brentfordi i jep goditje “KO” Unitedit

Brentfordi ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Manchester...

Crystal Palace – Liverpool, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Crystal Palace...

Osmani para ushtarëve amerikanë: Në orët më të errëta, ShBA-ja qëndroi me Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalim në Kolegjin e...

Policia me aksion në veri, zbulohet depo ilegale armësh pranë sheshit

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm...

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet në ngërç, për shkak të zhvillimeve të brendshme politike në të dy vendet. Kështu u shpreh Jonathan Hargreaves, përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Duke komentuar ngadalësinë e procesit të dialogut, ai tha se situata aktuale është e kuptueshme, por shqetësuese.

“S’është sekret që ai aktualisht nuk po lëviz aq shpejt. Dhe, nuk është për t’u habitur, duke marrë parasysh mungesën e një Kuvendi dhe të një qeverie me kompetenca të plota këtu. Ne, po ashtu, e kuptojmë se ka shumë zhvillime në Serbi aktualisht, të cilat po marrin shumë vëmendje politike”, u shpreh Hargreaves.

Ai vlerësoi përpjekjet e Bashkimit Evropian, duke theksuar se ekziston gatishmëri për të përgatitur terrenin në mënyrë që dialogu të rifillojë sapo të krijohen rrethanat e duhura.

“Prandaj, është zhgënjyese dhe shqetësuese që dialogu nuk po lëviz shpejt aktualisht. Por, BE-ja ka një përfaqësues të posaçëm të shkëlqyeshëm, dhe një ekip të shkëlqyeshëm, që unë e di se po punojnë fort për të përgatitur terrenin për momentin kur të paraqitet një mundësi më e mirë për të lëvizur përpara.”

Mbretëria e Bashkuar, sipas tij, është plotësisht e angazhuar në përkrahje të këtij procesi.

“Mbretëria e Bashkuar është sigurisht e vendosur për ta mbështetur BE-në në atë proces. Dhe, në ndërkohë, po siguron që kushtet në Kosovë të jenë më të mirat e mundshme, për të mundësuar një mjedis të mirë për këtë.”

Ai gjithashtu nënvizoi se Kosova ka mundësi të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në krijimin e kushteve të favorshme në terren.

“Kjo është diçka që Kosova mund ta bëjë, pavarësisht bisedimeve dypalëshe apo trepalëshe. Por, baza e dialogut do të ndikohet shumë nga kushtet në terren. Dhe, kjo është diçka që unë mendoj se është në kontrollin e Kosovës dhe të qeverisë së saj.”

Dialogu Kosovë–Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë, ka pësuar bllokime të shumta kohët e fundit, veçanërisht pas tensioneve të ngritura në veri të Kosovës dhe krizës politike në Serbi./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz