back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaSportTrump paralajmëron zhvendosjen e Kupës së Botës në disa qytete, nëse ato...

Trump paralajmëron zhvendosjen e Kupës së Botës në disa qytete, nëse ato nuk kanë siguri për zhvillimin e ndeshjes

Të ngjajshme

Aksion i madh bastistjeje në Burgun e Dubravës

Sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues kanë...

Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturave te Mensa e Studentëve

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e...

U transferua gjatë verës te Monaco, kjo është arsyeja pse Pogba nuk ka debutuar ende

Arsyeja pse Paul Pogba ende nuk ka luajtur, pavarësisht...

Bileta të lira Gjenevë–Prishtinë – rezervoni tani me PrishtinaTicket

Të gjithë udhëtarët që kërkojnë një lidhje të shpejtë...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar zhvendosjen e Kupës së Botës nga disa qytete të cilat janë të rrezikshme dhe të cilat nuk kanë siguri në zhvilimin e ndeshjeve.

AI në veçanti përmendi qytetet e Seattle dhe San Franciscos, shkruan IndeksOnline.

SHBA-të se bashku me Kanadanë dhe Meksikënë janë organizatore të Kupës së Botës 2026, e cila zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik të vitit 2026.

”Epo, kjo është një pyetje interesante, por ne do të sigurohemi që ata janë të sigurt. Seattle dhe San Francisco drejtohen nga të çmendur të së majtës radikale që nuk dinë çfarë po bëjnë.

Siç ndoshta e dini, do të shkojmë në Memphis dhe do të shkojmë në disa qytete të tjera. Shumë shpejt do të shkojmë në Çikago. Do të jetë e sigurt për Kupën e Botës. Nëse mendoj se nuk është e sigurt, do të shkojmë në një qytet tjetër, absolutisht. Në fakt, është një pyetje shumë e drejtë.

Nëse mendoj se nuk është e sigurt, do ta zhvendosim nga ai qytet. Pra, nëse ndonjë qytet që mendojmë se do të jetë sadopak i rrezikshëm për Kupën e Botës, ose për Lojërat Olimpike (2028), e dini ku kanë përmbysje olimpike, por për Kupën e Botës në veçanti, për shkak se po luajnë në kaq shumë qytete, ne nuk do ta lejojmë. Do ta zhvendosim pak. Por shpresoj se kjo nuk do të ndodhë.”, deklaroi Trump.

Gjashtë ndeshje janë planifikuar të luhen në stadiumin Lumen Field të Seattle-it dhe gjashtë të tjera janë caktuar për në stadiumin Levi’s në Santa Clara, Kaliforni, rreth një orë larg me makinë nga San Francisco.

Çështjet e Kupës së Botës mbikëqyren nga FIFA, e cila përcakton vendet e ndeshjeve dhe do të jetë përgjegjëse për çdo ndryshim./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz