back to top
Friday, September 26, 2025
BallinaSportEkskluzive: Drenica nuk i ka paguar pagat dhe bonueset futbollistëve që janë...

Ekskluzive: Drenica nuk i ka paguar pagat dhe bonueset futbollistëve që janë larguar gjatë verës

Të ngjajshme

Jozi reagon për tragjedinë e familjes Kelmendi: Uroj që Zoti t’ju jap forcë

Tragjedia që goditi familjen Kelmendi ka prekur të gjithë...

Rinia e Suharekës i jep përkrahje të fuqishme Bali Muharremajt

Një numër i madh i të rinjve nga Suhareka...

Vodhën një trotinet në Vushtrri, arrestohen tre persona në Mitrovicë të Veriut

Hetuesit policorë në Vushtrri, në kuadër të hetimeve për...

Fatkeqësia e Giovanni Leonit i hapë derën Federico Chiesas

Liverpool ka konfirmuar se Federico Chiesa do të zëvendësojë...

Klubet kosovare në vazhdimësi kanë pasur probleme me pagat e futbollistëve, duke mos i paguar për punën e tyre.

Kjo dukuri në vitet e fundit është zvogëluar dukshëm, por ka raste kur kjo ndodh edhe në ditët e sotme.

IndeksOnline merr vesh se skuadra e Drenicës nuk ka paguar pagën e fundit dhe bonueset që i janë premtuar disa futbollistëve nëse arrijnë të inkuadrohen në Superligë.

Kjo ka ndodhur me ata futbollistë që janë larguar nga Drenica gjatë afatit kalimtar veror, derisa futbollistët që janë pjesë e skuadrës edhe sot, i kanë marr pagat me rregull.

IndeksOnline ka tentuar të marr përgjigje edhe nga skuadra e Drenicës, por përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, nuk ka marr asnjë përgjigje deri në publikimin e këtij lajmi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz