back to top
Friday, September 26, 2025
BallinaSportMësohet se sa javë mungon Cole Palmer

Mësohet se sa javë mungon Cole Palmer

Të ngjajshme

Skuadra e Chelseat nesër zhvillon ndeshjen e ardhshme në Premier League, ndaj Brightonit.

Sulmuesi anglez, Cole Palmer do të mungojë tre deri në katër javë shkaku i lëndimit, duke humbur përballjet ndaj: Brightonit, Benficas dhe Liverpoolit, shkruan Indeksonline

Palmer u largua nga fusha në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit, shkaku i lëndimit.

Enzo Maresca, trajneri i Blutë e Londrës përmes konferencës për media e konfirmoi mungesën e Palmerit.

“Ne duhet të përkujdesemi për Cole Palmerin. Kemi vendosur që ai të bëjë një pushim deri në tre javë, vetëm për ta parë nëse do jetë i gatshëm 100 për qind pas kësaj”, u shpreh Maresca

Chelsea ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Brightonit, nesër (E shtunë), në stadiumin “Stamford Bridge”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz