Ismail Morina i njohur si “Ballisti” po paralajmëron diçka të madhe, e cila në fokus ka ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë – e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Faqja zyrtare e “Ballist” Morinës në rrjetet sociale po i numëron ditët deri në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, shkruan Indeksonline
A ka ndonjë befasi, sikur ajo e disa vjetëve më parë?! Mbetet të shihet!
Serbia e pret Shqipërinë më 11 tetor në stadiumin e Leskovcit “Dubocica”.
“Ballist” Morina kishte lëshuar dronin e famshëm në Beograd, ku Shqipëria kishte siguruar tri pikë nga CAS-i për shkak të incidentit të turpshëm në fushë./Indeksonline/