back to top
Friday, September 26, 2025
BallinaSportBusquets përshëndetet nga futbolli, i pari që e uron për pensionim është...

Busquets përshëndetet nga futbolli, i pari që e uron për pensionim është Sergio Ramos

Të ngjajshme

Rritet bashkëpunimi në fushën e logjistikës mes FSK-së dhe FARSH-it

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë...

Pas rrëmbimit të një personi në Veternik, policia arreston dy të tjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rrëmbim ka...

Sondazhi nga IRI: 77% e qytetarëve të Kosovës e shohin Amerikën si aleatin kryesor

Një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) ka treguar...

Kapet i dyshuari me 500 pula në furgon, tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin

Një person është ndaluar nga policia, mëngjesin e së...

Sergio Busquets ka vendosur të pensionohet nga futbolli në moshën 37-vjeçe. Mesfushori i Inter Miamit ka vendosur të largohet nga sporti që e dashuroi qysh nga fëmijëria.

Sergio Ramos është një prej lojtarëve të parë që e ka uruar për pensionim ish-lojtarin e Barcelonës, shkruan Indeksonline

Edhe pse shumicën e kohës ishin kundërshtar, madje edhe rival të fortë gjatë kohës sa luajtën në Barcelona dhe Real Madrid, Ramos përmes rrjeteve sociale ka shkruar disa fjalë për Busquetsin.

“Busi, ti je përkufizim i të qenit i jashtëzakonshëm, një djalë normal. Rival shumicën e kohës, shok skuadre shumë herë të tjera, gjithmonë je dalluar për futbollin tënd me klasë, vizion dhe cilësi.

“Futbolli humbet një nga mesfushorët më të shkëlqyer me të cilët kam luajtur. Ti po largohesh me njohjen dhe mirënjohjen e të gjithëve.

“Faleminderit që je një lojtar i shkëlqyer, një shok skuadre dhe një mik i mirë. Të uroj fat në fazën tjetër. Përqafime vëllai”, ka shkruar Ramos në rrjetet sociale

Busquets do të jetë pjesë e klubit amerikan deri në fund të këtij sezoni, ku kanë mbetur edhe disa javë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz