back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaShowBizBashkëshorti i Rita Orës zbulon si është të punosh me këngëtaren e...

Bashkëshorti i Rita Orës zbulon si është të punosh me këngëtaren e famshme

Të ngjajshme

Rita Ora dhe Taika Waititi janë një nga çiftet më të njohura të showbiz-it botëror.

Ata herë pas here janë në qendër të vëmendjes për shkak të daljeve të tyre publike apo për deklaratat që bëjnë për njëri-tjetrin.

Së fundmi ka qenë Waititi, ai që ka folur për bashkëshorten e tij. Taika ka thënë se ishte një ëndërr për të, që të ishte regjisor i klipit të këngës më të re të këngëtares së famshme, “All Natural”.

Rita u rikthye me këtë këngë të cilën e përshkroi si një rrëfim për “të mësuarit të duash çdo anë të vetes, të fortën dhe të brishtën, dritën dhe hijet”.

Në një intervistë për “The Independent”, fituesi i Oscar-it e përshkroi punën me partneren si “punën më të lehtë në botë”.

“Nuk jam i sigurt nëse mund ta quaj punë. Është thjesht të drejtoja kamerën nga shoqja ime më e mirë, e cila rastësisht është jashtëzakonisht e bukur dhe natyrshëm e talentuar. Madje as nuk e përdora vetë kamerën, thjesht i tregova operatorit ku ta drejtonte. Dhe gjatë gjithë kohës dëgjonim këtë këngë brilante. Ishte vërtet një ëndërr”, tha Taika Waititi.

Kënga është prodhuar nga Joel Little, producent, muzikant dhe kantautor nga Zelanda e Re. Paralelisht, Ora ka realizuar një mini-dokumentar me regjisoren britanike Stella Scott, ku reflekton mbi origjinën e saj kosovare dhe jetën e fëmijërisë në perëndim të Londrës.  Sipas njoftimit për shtyp, “All Natural” hap një “kapitull të ri” në karrierën e saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz