back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmePër 2 javë fushatë PZAP gjobiti rreth 20 mijë euro partitë për...

Për 2 javë fushatë PZAP gjobiti rreth 20 mijë euro partitë për shkelje

Të ngjajshme

20 mijë e 500 euro është shuma e gjobave që u janë shqiptuar partive politike për shkelje gjatë fushatës zgjedhore.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për gati 2 javë të fushatës për zgjedhjet lokale, ka gjobitur nga njëherë 4 parti politike, e dy herë një iniciativë qytetare në Skenderaj.

Sipas Institutit Demokratik të Kosovës, kjo shumë e gjobave është e ulët duke krahasuar me periudhën e njëjtë të fushatës për zgjedhjet paralamentare të mbajtura në shkurt.

“Besoj që ka edhe një lloj vetëdijesimit të kandidatëve për kryetar komunash apo edhe kandidatëve për këshilltar komunash të mos ekspozohen që të përdorin gjuhë të urrejtjes apo nxitëse, këtu ka rezultuar edhe fakti që PZAP në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare nuk ka qenë fare tolerante sa i përket shqiptimit të gjobave sepse e dini mbi 600 mijë euro gjoba janë shqiptuar në zgjedhjen e fundit dhe normalisht që partitë i paguajn nga xhepi i tyre…”, ka thënë Vullet Bugaqku nga KDI.

Bugaqku thotë se kandidatët në këto zgjedhje kanë zhvendosur të gjithë fokusin në rrjete sociale.

“Në përgjithësi fushata është e qete nuk ka ndonjë incident apo përplasje apo gjuhë të ashpër apo të urrejtjes, mes kandidatëve për kryetar komunash apo këshilltar të kuvendeve komunale, po vërehet se ka një aktivizëm të kandidatëve për këshilltar komunal dhe kryetar komunash një lloj të fushatës online e bënë pak më risi angazhimin  tyre në këto forume…”, ka shtuar Bugaqku.

Fushata për zgjedhjet e 12 tetorit ka nisur zyrtarisht më 13 shtator./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz