back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajme“It’s complicated” me Amerikën, Kurti ka shkelur “vijat e kuqe”, Osmani pasi...

“It’s complicated” me Amerikën, Kurti ka shkelur “vijat e kuqe”, Osmani pasi u rreshtua me të po përpiqet t’i shpëtojë raportet

Të ngjajshme

Zelensky: Trump mbështet sulmet hakmarrëse ndaj energjisë ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se presidenti amerikan, Donald...

Nga 9 qershori ka filluar regjistrimi i bizneseve edhe përmes platformës elektronike e-Kosova

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) bën të...

Munishi pas fitores ndaj Llapit: Këto rezultate janë meritë e futbollistave

Trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi ka folur pas fitores...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës si duket e kanë seriozisht me sanksionimin e liderëve të Kosovës për shkak të veprimeve në raport me serbët. Që prej suspendimit të fillimit të dialogut strategjik para dy javësh, Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar dy herë se po përpiqet ta mbrojë miqësinë dhe partneritetin me amerikanët. Dje Osmani tregoi se ka takuar Sekretarin Rubio në kuadër të një pritjeje të Trump për liderët në OKB, por në Kosovë pati ironi rreth kësaj pasi nuk ishte takim i mirëfilltë dypalësh dhe se për të nuk njoftoi pala amerikane. Të enjten, kabineti i Kurtit njoftoi se ai ka udhëtuar në Nju Jork për takime në kuadër sesionit të 80’të të Asamblesë të OKB. Mbetet të shihet si do të kalojë dhe kë do ta takojë atje.

Alma Baxhaku

Më 12 shtator, SHBA njoftoi për masën ndëshkuese ndaj Kosovës për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit. Presidentja Osmani, “garantuesja kryesore e marrëdhënieve dypalëshe në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, siç e kishte cilësuar dikur Gabriel Escobar, për pak unifikoi qëndrimet me Kurtin ndaj Listës Srpska dhe Gjykatës Kushtetuese.

Por, pasi pa sanskionin amerikan ndaj Kosovës, ajo u zotua për “angazhim maksimal” që ky dialog të rifillojë. Ngjarjen vjetore në OKB në Nju Jork, Osmani e shfrytëzoi për të takuar zyrtarë të Departamentit të Shtetit në përpjekjet për zbutjen e raporteve, përfshirë Sekretarin Rubio me të cilin pati duarshtrëngim. Por, amerikanët nuk njoftuan për këto takime me të, ndërsa dërguan mesazhe për Kurtin se i ka kaluar vijat e kuqe në qasjen e tij ndaj Listës Srpska.

Pikërisht në OKB, u konfirmua se Serbia dhe SHBA planifikojnë t’i çojnë përpara marrëdhëniet mes tyre. Sekretari amerikan i Shtetit aty ia konfirmoi Presidentit serb Vuçiq se Dialogu Strategjik mes këtyre dy vendeve do të nisë më vonë. 

Sa ishte në Kosovë, Vjosa Osmani njoftoi për një bisedë telefonike që kishte zhvilluar me diplomatin amerikan Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit për Çështje Europiane, gjatë së cilës tha se ishte përqendruar në rëndësinë e “ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimit të koordinimit të ngushtë me partnerin tonë kyç”.

“Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik. Si Presidente e vendit tim, do të angazhohem me administratën e Presidentit Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, shkroi Osmani në X.

Zyrtarin e njëjtë të Departamentit të Shtetit e takoi edhe në Nju Jork dhe tha se atij i ka folur për rëndësinë që kanë marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

“Pas një bisede telefonike përmbajtjesore të zhvilluar ditë më parë, u takova në Nju Jork me z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit. Ritheksova rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik. Mbetem e përkushtuar ta mbroj dhe forcoj këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok”, tha pardje Osmani.

Dje, bëri të ditur se ka takuar Sekretarin Rubio.

“Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtjesore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump”, shkroi Osmani.

Por, takimi s’ishte protokollar, pra i dakorduar mes dy palëve.

Analisti Shkëlzen Maliqi ironizoi me njoftimin e saj dhe me lajmet për udhëtimin e Kurtit.

“Presidentja buzëqeshje e shtrëngim dore me Rubion, salla e pritjeve. Arritje maksimale e momentit. A.K. në USA vizitë akademike”, tha Maliqi në një postim.

Në anën tjetër, Departamenti i Shtetit bëri një njoftim për takimin që kishte zhvilluar Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe diskutoi thellimin e partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, duke përfshirë edhe përmes një dialogu strategjik dypalësh dhe pjesëmarrjes së SHBA-së në EXPO 2027”, tha Departamenti i Shtetit.

Një të tillë më të gjatë e kishte bërë edhe Vuçiq për takimin që pati me top diplomatin e SHBA-së.

Ai këtë e shfrytëzoi edhe për të treguar ‘mbështetje amerikane’ në mes të krizave të brendshme me të cilat po përballet në vendin e tij.

“Bisedë e rëndësishme dhe kuptimplotë me Sekretarin Rubio mbi forcimin e dialogut politik midis Serbisë dhe SHBA-së, përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe sfidat e përbashkëta të sigurisë. Fokusi i bisedës ishte në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së tarifave amerikane. Gjithashtu shqyrtuam mundësinë e investimeve të reja, bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe teknologjive të reja, si dhe perspektivat e ofruara nga mekanizmi i dialogut tonë strategjik”, shkroi Vuçiq në Instagram.

Vuçiq po ashtu tha se në këtë takim ia përmendi edhe “gjendjen e serbëve në Kosovë” si dhe pretendimet e tij se qëndron për paqe e stabilitet të rajonit.

“Gjithashtu theksova se Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si parakusht për çdo përparim të mëtejshëm dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, duke shprehur mirënjohje për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbrojtjen e sigurisë së popullit serb në Kosovë, si dhe për kontributin e tyre në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë”.

Në mes të gjithë këtyre zhvillimeve në Nju Jork, Uashingtoni dërgoi një mesazh në Prishtinë, duke treguar për veprimet konkrete të Kurtit që çuan në ndërmarrjen e masës ndëshkuese për pezullim dialogu.

Një zyrtar i DASH tha për Kohën se veprimi i Kurtit, që sipas SHBA-së “ka shkelur vijën e kuqe” dhe ka çuar në vendimin për pezullim të Dialogut të planifikuar strategjik, është, mes tjerash, “përpjekja për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje”.

“Gjëja e vetme që do ta theksoja veçanërisht, që për ne ishte më shqetësuese, ishin përpjekjet konkrete për t’ua pamundësuar qytetarëve të Kosovës, dhe në këtë rast serbëve të Kosovës, që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, si në kuptimin e gjerë ashtu edhe në pozitat udhëheqëse në institucione. Ka një varg veprimesh më gjerësisht, lidhur me veriun, që mendojmë se do të ishin destabilizuese dhe për të cilat kemi ngritur shqetësime. Por, mendoj se gjëja kryesore që duam të theksojmë janë veprimet që do t’ua mohonin qytetarëve të Kosovës të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, ka thënë zyrtari i lartë amerikan.

Ndryshe, Presidentja Osmani reagoi edhe ndaj fjalimi të Presidentit Trump në Kombet e Bashkuara ku tha se për shtatë muaj ka ndalë shtatë luftëra duke e përmendur edhe Kosovën e Serbisë.

Osmani e falënderoi në emër të popullit të Kosovës për kontribut të jashtëzakonshëm në rajon duke e bërë ‘tag’ llogarinë e tij në X.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz