back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmeKurti “zbarkon” në konsullatën e Kosovës në Nju Jork, i interesuar dhe...

Kurti “zbarkon” në konsullatën e Kosovës në Nju Jork, i interesuar dhe gati për bashkëpunim “më të afërt” me SHBA’në

Të ngjajshme

Presidenti i Jemenit bën thirrje për koalicion ndërkombëtar kundër grupit Houthi

Rashad Mohammed Al-Alimi, presidenti i njohur ndërkombëtarisht i Jemenit,...

Drenica merr tre pikë në udhëtim ndaj Gjilanit

Drenica po vazhdon me rezultate pozitive. Skuadra e drejtuar nbga...

Drenica fiton në Gjilan, Malisheva mposht Ferizajn

Drenica ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Gjilanit në...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për takimin e parë në Nju Jork të SHBA-së pasi udhëtoi atje për të marrë pjesë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai është takuar me kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Republikane, Keith Self, të cilin e priti në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Neë York, njoftoi Zyra e Kryeministrit,

“Kongresisti Self është një mbështetës i zëshëm i Republikës së Kosovës. Bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe për rolin aktiv dhe kontributin e vazhdueshëm të diasporës shqiptare në SHBA”, u tha në njoftim.

Kurti e njoftoi kongresistin Self për “investimet që janë bërë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë këtu pajisjet dhe armatimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit bilateral në mbrojtje”.

Ndër të tjera, ZKM tha se Kurti theksoi “vendimet e qeverisë për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme nga ShBA-të të shtetasve të vendeve të treta dhe, së fundmi, heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga SHBA, si dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane, si shprehje dhe dëshmi e partneritetit të besueshëm”.

Gjatë takimit, gjithashtu u theksua roli dhe rëndësia e diasporës shqiptare në ShBA në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe shtimin e bashkëpunimit në sektorin privat përmes fasilitimit të investimeve të huaja direkte.

Kurti e ftoi kongresistin Self për vizitë në Kosovë dhe e falënderoi atë për qëndrimet dhe përkrahjen publike të tij ndaj Kosovës dhe anëtarësimit të saj në NATO dhe struktura të tjera euroatlantike, teksa “theksoi interesimin dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj për bashkëpunim edhe më të afërt me miqtë tanë në Kongres dhe me qeverinë amerikane në promovimin e vlerave dhe interesave të përbashkëta të të dy vendeve”./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz