back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmeAjeti dhe deputeti gjerman flasin për fuqizimin e diplomacisë parlamentare në Kosovë

Ajeti dhe deputeti gjerman flasin për fuqizimin e diplomacisë parlamentare në Kosovë

Të ngjajshme

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është takuar sot me deputetin e Bundestagut gjerman, Johannes Volkmann, për të cilin tha se është një mik i kosovarëve.

Në një postim në Facebook, Ajeti theksoi se Volkmann, si një nga deputetët më të rinj të Bundestagut, do të jetë një zë i rëndësishëm për Kosovën në tempullin e demokracisë gjermane.

“Fjalimi i tij i parë në Bundestag (më 27 qershor) në mbështetje të Kosovës është dëshmi e qartë e përkushtimit dhe përkrahjes së fuqishme që ai do ta ketë ndaj vendit tonë. Ai fjalim padyshim se e ka zbukuruar mozaikun historik të marrëdhënieve tona bilaterale.”

“E kur jemi tek historia jonë e përbashkët, me kënaqësi ia rikujtova dhe e falënderova që ishte pikërisht gjyshi i tij, Kancelari Helmut Kohl, ai që mundësoi që atëbotë Qeveria në ekzil e Kosovës të veprojë në territorin gjerman,” ka thënë Ajeti.

Ambasadori shtoi se gjatë takimit biseduan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, fuqizimin e diplomacisë parlamentare dhe rrugën transatlantike të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz