back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaSportMbyllen pjesët e para të katër ndeshjeve të Superligën, këto janë rezultatet

Mbyllen pjesët e para të katër ndeshjeve të Superligën, këto janë rezultatet

Të ngjajshme

Zelensky: Trump mbështet sulmet hakmarrëse ndaj energjisë ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se presidenti amerikan, Donald...

Nga 9 qershori ka filluar regjistrimi i bizneseve edhe përmes platformës elektronike e-Kosova

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) bën të...

Munishi pas fitores ndaj Llapit: Këto rezultate janë meritë e futbollistave

Trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi ka folur pas fitores...

Janë mbyllur pjesët e para të katër ndeshjeve të xhiros së gjashtë të Superligës së futbollit.

Ballkani po avancon në derbin e kësaj xhiroje ndaj Dritës me rezultat 1:0.

Golin e epërsisë për therandasit e shënoi Walid Hamidi në minutën e 39-të, shkruan “Gazeta Express”.

Nga ana tjetër, kampionët aktualë e barazuan rezultatin me Arb Manajn, por gjyqtari Visar Kastrati e anuloi atë me ndihmën e sistemit VAR për një ndërhyrje të palejueshme paraprake të sulmuesit të gjilanasve.

Ndërkohë, Dukagjini dhe Llapi po barazojnë 1:1 pas 45 minutave të parë të lojës.

Të parët në epërsi kaluan llapjanët përmes Axel Gnapit në minutën e tetë, pasi u shërbye nga Arbnor Ramadani.

Kurse, klinasit i barazuan shifrat në minutat shtesë me anë të Dienit Isufit.

Gjilani dhe Drenica po barazojnë pa gola pas pjesës së parë, kurse 45 minutëshi i parë mes Malishevës dhe Ferizajt u mbyll po ashtu baras, por 1:1.

Për vendësit shënoi Arlind Veliu, kurse për mysafirët Ardit Iljazi. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz