back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaBotëRihapen aeroportet në Danimarkë pas ndërhyrjes së dronëve

Rihapen aeroportet në Danimarkë pas ndërhyrjes së dronëve

Të ngjajshme

Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Ka humbur jetën kandidati për deputet në Kuvendin e...

Modernizim dhe efikasitet më i lartë: FSK pajiset me veshmbathje dhe pajisje të avancuara

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës shumë shpejt...

Moti mbi vendin tonë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) parashikon për të martën...

Arrestohen gjashtë persona në Obiliq, dyshohen se dëmtuan varrezat

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë...

Fejohet për herë të tretë djali i Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se djali...

Aeroportet në Danimarkën perëndimore janë rihapur mëngjesin e së enjtes, pasi kishin qëndruar të mbyllura për disa orë, kur dronë të paidentifikuar hynë gjatë natës në hapësirën e tyre ajrore.

Ky ishte incidenti i dytë i tillë i sigurisë në vendin nordik këtë javë.

Billund, aeroporti i dytë më i madh në Danimarkë, u mbyll për një orë, ndërsa ai i Aalborgut, i përdorur si për fluturime civile ashtu edhe për ato ushtarake, u mbyll për tri orë për shkak të futjes së dronëve të mërkurën natën, tha Policia daneze.

Dronë u vunë re gjithashtu pranë aeroporteve në Esbjerg dhe Sonderborg, si dhe në bazën ajrore Skrydstrup, ku mbahen disa prej avionëve luftarakë F-16 dhe F-35 të Danimarkës.

Që të pesë këto pika ndodhen në gadishullin Jutland në perëndim të Danimarkës.

Morten Skov, banor i kësaj pjese, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se pa drita të gjelbra që pulsonin nga perëndimi i aeroportit Aalborg, të cilat “qëndronin pezull pikërisht mbi” objektin. Në një video të ndarë me Reuters nga Skov, shihet një dritë që largohet nga aeroporti drejt perëndimit.

Policia kombëtare daneze tha se dronët ndoqën një model të ngjashëm me ata që kishin ndalur fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit të hënën natën dhe të martën në mëngjes.

Policia e përshkroi incidentin si “sulmin” më serioz deri tani ndaj infrastrukturës kritike dhe e lidhi me një sërë shkeljesh të dyshuara të hapësirës ajrore nga dronë rusë dhe pengesa të tjera nëpër Evropë, pa dhënë prova konkrete.

Ambasadori i Rusisë në Danimarkë, Vladimir Barbin, mohoi çdo përfshirje të vendit të tij në incidentin e Kopenhagenit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz