back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaSportMan City, Newcastle dhe Tottenham kalojnë tutje në EFL Cup

Man City, Newcastle dhe Tottenham kalojnë tutje në EFL Cup

Të ngjajshme

Manchester City, Newcastle dhe Tottenham kanë kaluar tutje në EFL Cup, duke fituar me lehtësi ndaj kundërshtarëve të tyre.

“Qytetarët” u përballën me Huddersfieldin dhe fituan me rezultat 2-0, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë.
Phil Foden realizoi në pjesën e parë, ndërsa Savinho shënoi në të dytën për të vulosur fitoren.

Nga ana tjetër, Newcastle ishte dukshëm më i fortë se Bradford City, duke triumfuar 4-1.
Joelinton dhe William Osula realizuan nga dy gola për t’i kaluar tutje “Laraskat”.

Tottenhami gjithashtu siguroi një fitore të qetë, duke mposhtur Doncasterin me rezultat 3-0, me dy golat të shënuar në pjesën e parë nga Joao Palhinha dhe një autogol i McGrath. Brennan Johnson shënoi për ta mbyllur llogaritë e këtij takimi.

Kujtojmë se të martën, Liverpooli dhe Chelsea kishin siguruar kalimin në raundin tjetër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz