back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaShowBizReperja vendos piercing në të pasme, i kushtoi 13 mijë euro

Reperja vendos piercing në të pasme, i kushtoi 13 mijë euro

Të ngjajshme

KRU “Prishtina” intervenon sot në këto lagje të kryeqytetit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” SH.A ka njoftuar se...

Zhduket një burrë në Prishtinë

Një burrë është raportuar i zhdukur në Prishtinë.  Rastin në...

Tender 300 mijë euro, për shërbime këshilluese për digjitalizimin e pronave

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka shpërblyer...

Reperja e famshme Cardi B njihet për faktin se nuk i shmanget asgjëje dhe tani ajo ka zbuluar një tjetër detaj të çuditshëm nga jeta e saj.

Në një paraqitje të fundit në një podcast, ajo zbuloi se shpenzoi plot 13,000 dollarë për një piercing në të pasme me diamant, të cilin e humbi në tualet transmeton Indeksonline.

Duke u shfaqur në podkastin e njohur Call Her Daddy të mërkurën, reperja 32-vjeçare foli hapur rreth piercing-ut provokues që e tregoi për herë të parë në janar.

Kur u pyet nga prezantuesi Alex Cooper nëse i dhembte, Cardi kishte një përgjigje të gatshme. “Nuk më dhemb”, tha ajo, duke shpjeguar se nuk ndjeu asnjë dhimbje sepse ajo pjesë e të pasmeve të saj ishte “e mpirë” nga një procedurë e mëparshme kozmetike.

“Nuk do t’ua rekomandoja njerëzve sepse kam bërë ndërhyrje kirurgjikale në të pasmet”, shpjegoi ajo. “Ndonjëherë njerëzit thonë se të pasmet e mia janë shumë të mëdha, por nuk e kuptojnë që unë kam bërë tashmë një ndërhyrje kirurgjikale për ta zvogëluar… Në thelb kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale në të pasmet… Pra, pjesa e sipërme e të pasmeve, ajo pjesë e lëkurës, është e mpirë. Kështu që kur e shpova të pasmen, nuk ndjeva asgjë. Ishte shpimi më i lehtë që kam bërë ndonjëherë.”

Reperja zbuloi për herë të parë piercing-un e pazakontë në një postim në rrjetet sociale X më 27 janar. “Pra, po… bëra një piercing në të pasme”, shkroi ajo përkrah fotos. Reagimet ishin të ndara, me disa komente që lexonin: “Si është e mundur kjo fizikisht?!” dhe “Tingëllon si një ferr i vërtetë!”/Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz