BallinaLajmePlagosje në fshatin Kijevë të Malishevës, dy të arrestuar

Plagosje në fshatin Kijevë të Malishevës, dy të arrestuar

Të ngjajshme

​1 Maji – Dita ndërkombëtare e punëtorëve

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky...

Hoxhaj falënderon kongresmenët amerikanë: Kosova i takon NATO-s

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur...

Arrestohen dy persona – konfiskohen të holla të përfituara nga shitja e narkotikëve

Gjatë mbrëmjes së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar...

Një plagosje ka ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës.

Një i mitur është qëlluar me armë zjarri, nga një i mitur tjetër.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje me dy të mitur të tjerë, të cilët janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve.

“Rreth orës 15:45, në fshatin Kijevë të Malishevës, një i mitur është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri, ndërsa me autorizim të prokurorit po ndërmerren veprimet e mëtejme hetimore”, ka thënë Elezaj. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz