Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani ka një çmim të ri në treg, sipas faqes së madhe “Transfermarkt”.
Rrahmani e ka nisur mrekullisht sezonin si me Kosovën ashtu edhe me Sparta Pragën, shkruan Indeksonline
Në sajtin e njohur “Transfermakrt” futbollisti kosovar tani vlerën e ka 8 milionë euro, nga 5 sa e kishte para disa ditësh.
Në 15 ndeshje brenda këtij sezoni me ekipin çek në të gjitha garat, Rrahmani ka shënuar tetë gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/
