BallinaLajmeMbesa e Calit kujton momentin e arrestimit të tij: Duart më dridheshin,...

Mbesa e Calit kujton momentin e arrestimit të tij: Duart më dridheshin, e ndjej çdo vit tronditjen

Të ngjajshme

Miri: Po ta nisja nga dita e parë, gjithçka do varej nga..

Armir Shahini ose ndryshe Miri i West Side Family. ka...

Përparim Rama: Albin Kurti lufton për pushtet, e jo për shtet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kritikuar...

Haradinaj – Kurtit: Asnjëri nga emrat që i ka nominuar për president nuk i ka negociuar me deputetët

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj,...

Pochettino: U largova vetë nga Chelsea

Mauricio Pochettino ka zbuluar detaje mbi largimin e tij...

Drenusha Canolli, mbesa e Salih Mustafës ‘Cali’, ka kujtuar mëngjesin e 24 shtatorit të vitit 2020, atëherë kur Prokuroria Speciale arrestoi Salih Mustafën – Calin.

Gazetarja Canolli ka kujtuar ditën kur është dashur ta bënte lajm arrestimin e dajës së saj.

Postimi i saj:

24 shtator 2020
Një ditë e zakonshme pune si gazetare në atë kohë në Gazetën Insajderi. Mëngjesi nisi qetë, si zakonisht, me lajme për motin dhe njoftime për ngjarjet që do të zhvilloheshin gjatë ditës.
Mirëpo, jo atë ditë.
Bie telefoni i redaksisë. Kur në mëngjes dëgjohej cingërrima e tij, me kolegët gjithmonë thoshim: “Hëë, paska kris diçka.” Zakonisht ishte kryeredaktori, Vehbiu, që na njoftonte për ndonjë zhvillim të madh.
Rrallëherë e hapja unë telefonin, por atë ditë rastisi që u përgjigja.
– Kush është në telefon?, – më pyeti Vehbiu.
– Drenusha, – i thashë.
– Ahhh, Drenusha… – u ndal pak, pastaj më pyeti nëse kisha dikë afër. Zakonisht në mëngjes isha me dy kolegët e mi, Xha Shpendin dhe Donën (Liridona Hyseni). – Hap Word-in dhe merr frymë thellë, – më tha.
– Drenushe, Gjykata Speciale sot e ka arrestu Calin, dajën Cal. Duhet ta bësh lajmin dhe t’i dërgosh pyetje Gjykatës Speciale.
Në atë moment mu duk sikur u shemb gjithçka përreth. Zëri më humbi, duart më dridheshin. Ia zgjata telefonin Donës, ndërsa vetë mezi po merrja frymë. Por më duhej ta bëja lajmin. Me dorë që më dridhej shkruajta: “Gjykata Speciale kryen arrestimin e parë; ai është Salih Mustafa.”
Ishte therje në zemër të shkruaja, me ftohtësinë e një gazetareje, lajmin për arrestimin e dajës tim.
Kanë kaluar pesë vite, por çdo 24 shtator më kthehet si plagë e freskët. E ndiej njësoj tronditjen, më dridhet trupi, më mbulon mërzia. Janë bërë pesë vite mungesë. Por pavarësisht dhembjes, besoj se e drejta do të triumfojë. Pesë vite pa këshillat e tij, pa telefonatat e tij të përditshme, pa praninë e tij që gjithmonë na jepte forcë.
Sepse lufta për të cilën ai qëndroi ishte e drejtë dhe e pashmangshme. Dhe kujtimi i tij, si dajë dhe si njeri i drejtë, nuk do të mungojë kurrë në zemrën time.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz