Ousmane Dembele është fituesi më i ri i “Topit të Artë”. Ai mposhti Lamine Yamalin në ceremoninë e së hënës.
Fabrizio Romano, publikon një statistikë interesante që ka të bëjë me këtë çmim individual, shkruan Indeksonline
Vetëm dhjetë lojtarë në histori, kanë fituar: Ligën e Kampionëve, Topin e Artë dhe Kupën e Botës.
Ata janë: Dembele, Leo Messi, Kaka, Ronaldinho, Rivaldo, Zinedine Zidane, Bobby Charlton, Paolo Rossi, Gerd Muller dhe Franz Beckenbauer.
Fituesit tjerë të këtij çmimi, nuk kanë triumfuar në një prej kompeticioneve në fjalë (Kupa e Botës apo Liga e Kampionëve), duke përfshi këtu Cristiano Ronaldon./Indeksonline/