back to top
Wednesday, September 24, 2025
BallinaSportTifozët e Sevillas fyejnë lojtarin izraelit të Villarrealit pas inkuadrimit të tij...

Tifozët e Sevillas fyejnë lojtarin izraelit të Villarrealit pas inkuadrimit të tij në lojë

Të ngjajshme

Mbrëmë u zhvillua ndeshja e La Ligas midis Sevillës dhe Villarrealit.

Në “Ramon Sanchez Pizjuan”, ishte skuadra mysafire ajo që fitoi ndeshjen me rezultatin që u mbyll në 1-2.

Mirëpo vëmendja e kësaj ishte krejt diku tjetër.

Kjo pasi që në ndeshje te skuadra mysafire ishte inkuadruar lojtari izraelit, Manor Solomon, ku nuk munguan fyerjet dhe fishkëllimat ndaj tij.

Kjo për shkak të situatës aktuale midis Izraelit dhe Palestinës, ku në të shumtën e rasteve janë kritikuar për sulmet e vazhdueshme në Gaza.

Por Solomon qeshi i fundit, pasi që ishte pikërisht ai i cili shënoi golin e fitores për Villarrealin./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz