back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeRamadani: Banjskën e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë, përgjegjës janë Vuçiq...

Ramadani: Banjskën e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë, përgjegjës janë Vuçiq dhe Vulin

Të ngjajshme

Renditja tabelare pas edicionit vjeshtor në Superligë

Ka përfunduar ndeshja e sotme mes Dritës dhe Prishtinës. Drita...

Haradinaj uron Krishtlindjen: Koha kur reflektojmë dhe mësojmë të jemi falënderuar për çka jemi

Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj,...

“Festofshim bashkë gjithmonë”, Haradinaj uron Krishtlindjet

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar...

Kurti prezanton sistemi raketor antitank të ushtrisë së Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka publikuar një video...
- Advertisement -

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist të ndodhur në Banjskë të Zveçanit, duke akuzuar drejtpërdrejt shtetin serb për organizimin dhe financimin e këtij akti.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se Serbia qëndron prapa të gjitha përgatitjeve për atë që ai e quan “akt terrorist”, duke theksuar se përfshirja e saj ka ndodhur qysh dy vite më parë.

- Advertisement -

“Serbia edhe e ka organizuar, financuar dhe trajnuar Grupin Paramilitar dy vite më parë, edhe në forma të ndryshme e ka paralajmëruar aktin terrorist”, ka shkruar Ramadani.

Sipas tij, destabilizimi i rajonit është një qëllim i vazhdueshëm i politikës serbe.

“Destabilizimi i Ballkanit në përgjithësi mbetet qëllim i tyre”, ka shtuar ai.

Ramadani përmend edhe dy figura kryesore të politikës dhe sigurisë në Serbi si përgjegjës për ngjarjen në Banjskë.

“Dy Aleksandart’ janë përgjegjësit: Aleksandar Vuçiq & Aleksandar Vulin!”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz