BallinaLajmeMegi Fino firmos rendin e ditës: Këshilli Bashkiak mblidhet sot për fatin...

Megi Fino firmos rendin e ditës: Këshilli Bashkiak mblidhet sot për fatin e Veliajt

Të ngjajshme

Mbi 2,500 tiketa trafiku dhe dhjetëra aksidente brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat nga raporti 24-orësh,...

Saliba i bindur se Arsenali do të jetë kampion i Anglisë

Kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund,...

Flick flet rreth lëndimit të Yamal

Trajneri i FC Barcelona, Hansi Flick, ka reaguar pas...

Është mbyllur mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku është përcaktuar edhe rendi i ditës për mbledhjen e orës 16:00 të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku do të diskutohet shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj me kërkesë të këshilltarëve të PS-së.

Opozita kërkoi që në rend dite të përfshihej edhe kërkesa e tyre e mëhershme, e depozituar që më 9 maj, për nisjen e procedurës së shkarkimit të Veliajt, pas tre muajsh mungesë fizike të tij. Por kjo kërkesë nuk u miratua nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve.

Në përfundim të mbledhjes, është dakordësuar që rendi i ditës të përmbajë vetëm një pikë: projektvendimin “Për propozimin për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj”. Kjo sipas kërkesës së këshilltarëve të PS-së, e cila u votua edhe nga anëtarët e opozitës në Komisionin e Ligjeve.

Sipas dokumentit zyrtar të shpërndarë për anëtarët e Këshillit, mbi këtë rend dite ka hedhur firmën kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, duke zyrtarizuar se të martën, më 23 shtator, ora 16:00, mbledhja do të zhvillohet me këtë temë unike: fatin e mandatit të Veliajt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz