back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeTaulant Maxharraj, 8-shi i AAK-së në Prishtinë: Pa dallim, për një të...

Taulant Maxharraj, 8-shi i AAK-së në Prishtinë: Pa dallim, për një të ardhme më të mirë për të gjithë

Të ngjajshme

Gallapeni viziton ”Shtëpinë e të Moshuarve Jetimat e Ballkanit”, ndan dhuratë për Halil Kastratin

Fotbollisti kosovar, Dion Gallapeni sot ka vizituar ‘Shtëpinë e...

Mot i vranët me intervale me diell të premten

Të premten në vend pritet të mbajë mot kryesisht...

Ekipet e Arabisë Saudite e kthejnë vëmendjen drejt superyllit të Barcelonës

Robert Lewandowski është rikthyer në qendër të vëmendjes së...

Prishtina e kalon periudhën e mjegullave, sonte me ajër më të mirë

Pas disa ditësh të shoqëruara me mjegull dhe ndotje...

Gresa shfaqet e lumtur në shoqëri të dashurit të saj

Modelja e njohur nga Kosova, Gresa Hoti është shumë...
- Advertisement -

Taulant Maxharraj synon edhe një mandat në asamblenë e Prishtinës. 8-shi i AAK-së në kryeqytet ka disa arsye se pse ka vendosur të synoj një mandat të ri si përfaqësues i qytetarëve në asamble.

- Advertisement -

I shquar dhe i vendosur për mbrojtjen e interesit publik, Maxharraj ka bërë të ditur arsyet që e shtyen të futet edhe një herë në garë.

“Pas një periudhe 4-vjeçare të shërbimit me përkushtim dhe përgjegjësi në Kuvendin Komunal të Prishtinës, kam vendosur të kandidoj edhe për një mandat tjetër si përfaqësues i juaj në Asamblenë e Kryeqytetit!
Gjatë këtij mandati kam qenë mjaft i përkushtuar në mbrojtjen e interesit publik, bazuar në nevojat reale të komunitetit.
Jam krenar për angazhimet dhe kontributin në asamble, por edhe i vetëdijshëm se ende mbetet për t’u bërë. Prandaj, së bashku me kandidatin tonë për kryetar të Komunës së Prishtinës, Beke Berisha, do të çojmë përpara vizionin tonë për një komunë më të zhvilluar dhe të drejtë për të gjithë qytetarët pa dallim – synim ky i cili më shtyn të vazhdoj këtë rrugëtim.
Në zgjedhjet komunale të 12 tetorit do të mbaj numrin 8.
Ju ftoj që, me votën tuaj, të na besoni që së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë, pa dallim” shkruan Maxharraj në njoftim./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz