Një burrë është arrestuar në Drenas, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Gllogoc 22.09.2025 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare -e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/