Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Zajm.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona.
“Si pasojё e aksidentit, dy persona kanё ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjёs, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa dy persona tё lënduar janё dёrguar me autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor”,thuhet nga Policia e Kosovës.
Në këtë aksident të përfshira ishin një kamion, një kombi dhe një veturë me targa vendore, transmeton lajmi.net.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupat e pajetë tё viktimave dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion./Lajmi.net/