back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeHamasi i shkruan letër Donald Trumpit

Hamasi i shkruan letër Donald Trumpit

Të ngjajshme

Viktimat e aksidentit në Klinë janë nga Deçani

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në...

Jorge Mendes: Lamine Yamal do ta fitojë shumë herë “Topin e Artë”

Jorge Mendes parashikoi shumë trofe të “Topit të Artë”...

Pineles: Dëshmia e James Rubin mund të minojë teorinë e prokurorisë kundër Thaçit në Hagë

Paraqitja e Ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin,...

Këngëtarja e famshme surprizon fansin, i këndon në dasmë

Këngëtarja Camila Cabello i dhuroi njërit prej fansave të...

Hamasi i ka dërguar një letër presidentit amerikan, Donald Trump, raporton televizioni “Fox News”, duke cituar një zyrtar të lartë të administratës së tij dhe një burim të përfshirë në bisedime.

Në letër thuhet se grupi palestinez ka kërkuar nga kreu i Shtëpisë së Bardhë që të garantojë një armëpushim 60-ditor në Gaza në këmbim të lirimit të gjysmës së pengjeve izraelite që Hamasi është duke i mbajtur.

Një burim i afërt me çështjen ia konfirmoi këtë raportim gazetës “The Times of Israel”.

Sipas raportit, letra tani për tani është duke u mbajtur nga Katari dhe do t’i jepet presidentit amerikan gjatë kësaj jave.

Katari i ka pezulluar përpjekjet e ndërmjetësimit për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e 48 pengjeve të mbetura në Gaza që nga koha kur Izraeli kreu një sulm në Doha më herët këtë muaj në përpjekje për t’i vrarë krerët e Hamasit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz