back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeEmisioni i Jimmy Kimmelit rikthehet të martën, njofton Disney

Emisioni i Jimmy Kimmelit rikthehet të martën, njofton Disney

Të ngjajshme

Ousmane Dembele i thotë fjalët e para si fitues i Topit të Artë

Francezi, Ousmane Demebele, ashtu siç pritej e fitoi Topin...

Totaj: Qytetarët e Prizrenit janë rreshtu me punët e mira, jo me të kalumen

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se përkrahja...

Pineles: Dëshmia e James Rubin mund të minojë teorinë e prokurorisë kundër Thaçit në Hagë

Paraqitja e Ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin,...

Beba Rexha trondit rrjetin me look-un e ri rozë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndezur...

Emisioni i komedianit Jimmy Kimmel, i cili u ndërpre papritur javën e kaluar, do të rikthehet të martën, ka njoftuar kompania Disney.

Ndërprerja e befasishme e programit në televizionin ABC, që është në pronësi të Disney-t, ndodhi pas ankesave të qarqeve konservatore për komentet e Kimmelit pas vrasjes së aktivistit konservator, Charlie Kirk.

“Të mërkurën e kaluar morëm vendimin të ndalonim prodhimin e emisionit, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës së tensionuar në një moment emocional për vendin tonë. Kjo ishte një vendim i marrë pasi vlerësuam se disa nga komentet ishin të papërshtatshme dhe të pandjeshme”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Në ditët e fundit kemi zhvilluar biseda të kujdesshme me Jimmyn dhe pas tyre kemi marrë vendimin që programi të kthehet të martën”, thuhet më tej në deklaratë.

Kimmel bëri disa deklarata lidhur me reagimet ndaj vrasjes së aktivistit konservator, gjatë emisionit “Jimmy Kimmel Live”, përfshirë edhe deklaratën se “shumë njerëz në botën MAGA [Bëje Amerikën Sërish Madhështore] po punojnë shumë për të përfituar nga vrasja e Charlie Kirkut”.

ABC, që e transmeton emisionin e Kimmelit që nga viti 2003, mori vendimin pasi grupi Nextar Communications, që ka në pronësi një numër stacionesh, tha se do të ndalte transmetimin e emisionit nga e mërkura.

Deklaratat e Kimmelit për vdekjen e Kirkut “janë fyese, të pandjeshme dhe janë bërë në një moment kritik të diskutimit tonë politik kombëtar”, tha Andrew Alford, president i divizionit të transmetimeve në Nextar.

Nextar operon me 23 stacione të lidhura me ABC-në.

Njoftimi i ABC-së se Jimmy Kimmel do të rikthehet në ekran erdhi vetëm disa orë pasi qindra yje nënshkruan një letër në mbrojtje të humoristit të njohur.

Jennifer Aniston, Meryl Streep dhe Robert De Niro janë mes emrave më të mëdhenj që e kanë quajtur pezullimin e Kimmelit një “moment të errët për lirinë e fjalës në vendin tonë”./REL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz