BallinaLajmeKryetarët e Sindikatës së Arsimit që po kandidojnë në zgjedhjet e 12...

Kryetarët e Sindikatës së Arsimit që po kandidojnë në zgjedhjet e 12 tetorit, detyrohen të japin dorëheqje

Të ngjajshme

Mucunski: Integrimi në BE po sfidohet nga çështje dypalëshe

Në kuadër të vizitës së tij në Uashington, ministri...

Slot: Ndjej mbështetjen nga pronarët

Arne Slot po kalon një sezon të dytë të...

Kjo do të jetë banorja më e re e “Ferma Vip”-it

Ermiona Lekbello do të bëhet pjesë e “Ferma VIP”-it,...

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut para disa ditësh mori vendim unanim që udhëheqësit e Shoqatave Sindikale që garojnë në zgjedhjet komunale të 12 tetorit, të dorëhiqen nga pozitat sindikale ose ndaj tyre të ndërmerret vendimi për shkarkim deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Rreth kësaj çështjeje për IndeksOnline ka folur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ku ka thënë se ata krye sindikalistë që ia kanë mësyer garës politike kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.

”Të gjithë koleget tanë që janë kryetar të shoqatës në shkolla, qoftë në nivelin komunal dhe kanë garuar në zgjedhjet e 12 tetorit kanë dhënë dorëheqje nga vendet udhëheqëse. Po e mar shembull Kryetari i Kuvendit sindikalistë para universitar i Klinës ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë sepse ka shprehur dëshirë të garojë në zgjedhje, kemi dorëheqje edhe nga kryetaret e tjerë të shoqatave sepse nuk është e drejtë që ata të jenë udhëheqës sindikal e nesër, pasnesër të jenë të rreshtuar në ndonjë parti, cila do çoftë ajo.” deklaroi Jasharaj për IndeksOnline.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz