BallinaLajmeMaliqi për dëshminë e Duncan: Observimet e tij për ne, precize, të...

Maliqi për dëshminë e Duncan: Observimet e tij për ne, precize, të tillat mungojnë nga vet ne

Të ngjajshme

Eman Rrahmani: Mirëmëngjesi, Republika Autoritare e Kosovës

Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani ka...

”Injorimi i legjendave si Baggio nuk është një opsion për Italinë”

“La Gazzetta dello Sport” argumenton se FIGC do të...

Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e një xhamie milionëshe në Zvicër

Në qytetin St. Gallen po planifikohet ndërtimi i një...

OVL-UÇK: Urime besimtarëve katolikë për Pashkët, mbizoteroftë paqja, dashuria dhe mirëkuptimi

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën...

Studiuesi Agon Maliqi ka shkruar për dëshminë e britanikut John Duncan pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, për të cilin tha se është kalibër elitar i intelegjencës diplomatike dhe ushtarake.

Sipas tij, dëshmia e britanikut, tregoi për observime të sakta e precize mbi shqiptarët, të kuptuarit edhe konteksti ishin kaq precize sa që shpeshherë mungojnë edhe nga vet ne shqiptarët.

Postimi i plotë:

Te dëshmitari i sotëm britanik John Steëart Duncan – kalibër elitar i inteligjencës diplomatike dhe ushtarake – pat frymë Edit Durhami. Refuzimi i tij për me ra në narracionet koloniale mbi shqiptarët si “popull i kriminalizuar”, të kuptuarit e kontekstit të një populli të pushtuar dhe të varfëruar nga diktatura, dhe shpjegimi thuajse antropogjik i mënyrës se si operonte dhe mendonte shtresa fshatare në kushtet e mbijetesës – të gjitha këto observime jepeshin me një lloj simpatie, respekti dhe preciziteti i cili fatkeqësisht mungon në mesin e vetë shqiptarëve që në masë të madhe e kanë përbrendësuar narracionin racist kolonial.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz