back to top
Monday, September 22, 2025
BallinaLajmeDega e LDK-së në Lipjan denoncon fletushkat anonime me gjuhë urrejtjeje ndaj...

Dega e LDK-së në Lipjan denoncon fletushkat anonime me gjuhë urrejtjeje ndaj Imri Ahmetit

Të ngjajshme

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Lipjan ka bërë të ditur se Zyra Ligjore e saj ka paraqitur sot denoncimin zyrtar në organet kompetente, me kërkesë për identifikimin e autorëve dhe shpërndarësve të fletushkave anonime.

Sipas njoftimit, këto fletushka përmbajnë gjuhë urrejtjeje, shpifje dhe denigrim ndaj personalitetit të kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

LDK Lipjan e ka cilësuar këtë si një praktikë të ulët politike, që synon dëmtimin e imazhit të kryetarit dhe institucionit, duke theksuar se veprime të tilla përbëjnë jo vetëm shkelje të normave demokratike e shoqërore, por edhe vepër të dënueshme ligjërisht.

Në njoftim thuhet gjithashtu se hapa të ngjashëm do të ndërmerren edhe ndaj personave përgjegjës për hapjen e profileve dhe llogarive në rrjete sociale që merren me shpifje, fyerje dhe propagandë denigruese.

“LDK Lipjan do të vazhdojë të mbrojë parimet e politikës së ndershme, konkurrencës së drejtë dhe respektit qytetar, duke refuzuar kategorikisht çdo tentim për degradim dhe shpërqendrim nga puna dhe rezultatet konkrete në shërbim të qytetarëve”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz