BallinaLajmePolicia bastis një vilë në Brezovicë, sekuestron armë – i dyshuari në...

Policia bastis një vilë në Brezovicë, sekuestron armë – i dyshuari në kërkim

Të ngjajshme

Paolo Maldini po shënjestrohet si kryetari i ri i Federatës Italiane të Futbollit

Raportohet se legjenda e Milanit, Paolo Maldini, është një...

Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027

Shefi i ushtrisë zvicerane, Benedikt Roos, ka deklaruar se...

5 të lënduar nga aksidenti në Tomoc të Istogut

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Tomoc...

Njësia e hetimeve e stacionit policor në Shtërpcë bashkë me atë të stacionit “Qendra” në Prishtinë, kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshime për posedim të armëve në fshatin Brezovicë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë realizimit të hetimeve, është kryer kontroll në një vilë në Brezovicë, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

Një pushkë automatike

Dy pushkë ajrore

Pesë karikatorë për pushkë automatike

Njëzetë e një copë fishekë të kalibrave të ndryshëm

Lidhur me veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është iniciuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe është proceduar më tej sipas procedurave ligjore.

I dyshuari, në momentin e kontrollit, nuk është gjetur në vendngjarje dhe mbetet në kërkim nga policia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz