back to top
Monday, September 22, 2025
BallinaLajmePërparim Rama për arsimin në Prishtinë: Çdo shkollë fillore, një orë edukim...

Përparim Rama për arsimin në Prishtinë: Çdo shkollë fillore, një orë edukim për Inteligjencën Artificale – më pas nxënësit e kthejnë dijen në projekte reale

Të ngjajshme

Nxënësit e shkollave fillore të Prishtinës, tash e tutje do të kenë një orë edukim për Inteligjencën Artificiale.

Ky është një revolucion tjetër në arsimin e kryeqytetit për të cilin ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Sot nisi edhe një revolucioni tjetër i arsimit publik në Kryeqytet!  Në partneritet me Shkollën Digjitale,gjatë këtij viti, çdo shkollë fillore merr një orë edukim në Inteligjencë Artificiale”, ka shkruar ai.

Veç kësaj, nxënësit më pas, dijen do ta kthejnë në projekte reale.

“Pas kësaj, të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit hyjnë në trajnimet praktike “Ndërto me AI” për ta kthyer dijen në projekte reale”, ka shkruar Rama.

Si rezultat, Kosova bëhet në mesin e vendeve të para në botë qê e përfshijnë Inteligjencën Artificiale në shkollim.

“Ky hap e rendit Kosovën ndër vendet e para ne botë që e futin IA-në në sistemin formal të shkollimit. Prishtina, përtej metodave të vjetëruara të arsimit”, ka shkruar Përparim Rama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz