Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL-UÇK-së, duke komentuar zhvillimet në Hagë, përkatësisht dhënien e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes, ka thënë se UÇK nuk është themeluar me ndonjë vendim qeveritar, por ka qenë ushtri vullnetare.
“Ushtri e krijuar në rrethana lufte, në rrethanat e pushtimit të egër serb. Nuk ka qenë ndonjë ushtri e themeluar me vendim qeveritar, me një hierarki me të cilën funksionojnë të gjitha ushtritë e botës”, ka thënë ai në dukagjin.
Ai ka shtuar se komandantët e zonave ishin përgjegjës në zonat e tyre dhe se komunikimi ka qenë i vështirë si në marrjen e urdhrave, ashtu edhe në dhënien e tyre.
Më tej, Sopi ka thënë se UÇK është themeluar mbi bazën e disa grupeve fillestare guerile.
“Më vonë është bërë fuzionimi i tyre në Zona dhe është formuar Shtabi i Përgjithshëm”, është shprehur ai, duke shtuar se komandantët e zonave kishin autoritetin e tyre.