BallinaLajmeDuncan: S’kam pasur ndonjë dëshmi që ekziston Shtabi i Përgjithshëm sipas pikëpamjeve...

Duncan: S’kam pasur ndonjë dëshmi që ekziston Shtabi i Përgjithshëm sipas pikëpamjeve ushtarake

Të ngjajshme

Kompletohen 48 kombëtaret pjesmarrëse dhe grupet e Kupës së Botës

Tashmë janë kompletuar 48 kombëtaret pjesmarrëse në Kupën e...

Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka...

Muriqi i dëshpëruar pas ndeshjes: Më dhimbset ekipi dhe i gjithë shteti

Kapiteni Vedat Muriqi nuk ka arritur t’i gjejë fjalët...

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari John Duncan tha se gjatë kohës sa ka qenë në Kosovë, nuk ka pasur asnjë dëshmi që bën të ditur ekzistencën e ndonjë Shtabi të Përgjithshëm të UÇK-së sa i përket pikëpamjes ushtarake.

“Por, në kohën që kam qenë atje nuk kam pasur asnjë dëshmi që të ekzistojë një Shtab i Përgjithshëm sipas kuptimësisë nga pikëpamja ushtarake”, tha Duncan.

Ai tha se një gjë e tillë është përmendur kryesisht nëpër deklarata politike.

“Mund të ofroj një koment; gjatë kohës time unë kam dëgjuar që të përmendet Shtabi i Përgjithshëm, por këtë në deklarata politike kryesisht”, tha ish-këshilltari i Wesley Clark.

Ai tha se përveç kësaj, nga aktakuza e ka kuptuar që një organ i tillë pretendohet se ka ekzistuar që nga vitet e ’90-ta.

“Nga aktakuza kam kuptuar që është krijuar në mes të viteve ’90-të, kur UÇK-ja ishte një organizatë tejet e ndryshme dhe shumë e vogël dhe po dëshironin që t’i jepnin tituj të mëdhenj”, u shpreh Duncan.

Ai tha se as vetë nuk ka pasur ndonjë takim me persona nga ky organ gjatë kohës sa ka qenë në Kosovë.

Me kaq përfunduan pyetjet e avokatit të Kadri Veselit, Rodney Dixon për të vazhduar më pas mbrojtja e Jakup Krasniqit e përfaqësuar nga avokati Aiden Ellis.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz