BallinaLajmeNdalohet në Merdarë një kamion, gjendet një çantë me pajisje dentare dhe...

Ndalohet në Merdarë një kamion, gjendet një çantë me pajisje dentare dhe disa pjesë rezervë për automjete

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Dogana e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 03:00 të natës, në pikën kufitare Merdarë është ndaluar për kontroll të detajuar një kamion.

Personi që drejtonte mjetin është pyetur lidhur me deklarimin e ngarkesës në doganë, ku ka konfirmuar se nuk ka asgjë për deklarim, por, gjatë inspektimit, në ulësen e parë të automjetit është zbuluar një çantë që përmbante disa pajisje dentare, ndërsa në bagazh janë gjetur disa pjesë rezervë për automjete.

“Mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj rastit po zhvillohet procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK). Dogana e Kosovës do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe profesionalizëm për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të ligjshëm në pikat kufitare, duke siguruar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të shtetit dhe qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz