back to top
Monday, September 22, 2025
BallinaLajmeDuncan: UÇK-ja s’kishte hierarki, personat me kompetencë ishin komandantët e zonave

Duncan: UÇK-ja s’kishte hierarki, personat me kompetencë ishin komandantët e zonave

Të ngjajshme

Osmani: Enver Petrovci mbetet një ndër figurat më të shquara të kulturës sonë

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për familjen e...

Rama: Diella mund të jetë prezente fizikisht pranverën e ardhshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prezantoi platformën Startup Albania,...

Duncan: S’kam parë asnjë provë apo dëshmi që Thaçi ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së

Diplomati britanik, John Stewart Duncan po dëshmon në Gjykatën...

Diplomati britanik, John Duncan tha në Hagë se funksionimi i UÇK-së nuk ishte si i një ushtrie normale, ku në bisedime do ftohej komandanti për marrëveshje.

Sipas tij, NATO-ja kurrë nuk do të shkonte në nivele rajonale, por përfaqësimi do bëhej nga komandanti kryesor.

“Si rregull, NATO-ja do të ftonte komandantët e lartë dhe do bëhej një marrëveshje në mes gjeneralit (Wesley) Clark dhe cilitdo që do ishte nga pala tjetër. Nuk do shkonim kurrë në nivel rajonal. Kjo shërben për të kuptuar strukturën hierarkike. Pra, si funksiononte atje”, tha ai.

Duncan tha se me UÇK-në, vështirësia kryesore ishte kjo për shkak se ata nuk kishin strukturë hierarkike.

“Kjo ishte vështirësia që po përballeshim atje sepse nuk kishin strukturë hierarkike. Ishin të organizuar ndryshe. Pushtetet ishin ndryshe në vende të ndryshme”, deklaroi ai.

Duncan tha se në UÇK gjërat funksionin ndryshe dhe se kompetencat i kishin komandantët e zonave.

“Nuk mund të shkonim thjesht të bisedonim me Thaçin apo me zotin Çeku dhe të mendonim se e zgjidhem problemin. S’funksiononin gjërat kështu. Duhej të flisnim me persona që kishin kompetenca dhe ata ishin komandantët e zonave”, tha dëshmitari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz