Më 6 tetor është caktuar të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku edhe pritet të dëgjohet raporti i autopsisë nga mjeku ligjor Naim Uka.
Në seancën e sotme gjyqësore para trupit gjykues ka dëshmuar ish-drejtori i Instituti të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, i cili ndër të tjerash ritheksoi se sipas ekspertizës, i akuzuari Naim Murseli nuk vuan nga ndonjë çregullim mendor, as të përkohshëm as të përhershëm.
Gjithashtu, dëshmoi edhe eksperti Bujar Obertinca, i cili ka analizuar gjendjen mendore të të akuzuarit tjetër, Granit Plava. Ai konfirmoi se Plava është në gjendje të mirë psikike dhe nuk ka simptoma që do të ndikonin në përgjegjësinë e tij penale.
Përpos kësaj më 10 tetor pritet që para trupit gjykues të paraqitet edhe babai i të dyshuarit Naim Murseli, Shaban Murseli./Lajmi.net/