back to top
Monday, September 22, 2025
BallinaLajmeReferimi i Thaçit si kryekomandant i UÇK-së në Marrëveshjen e demilitarizimit, Duncan:...

Referimi i Thaçit si kryekomandant i UÇK-së në Marrëveshjen e demilitarizimit, Duncan: Titull i zmadhuar që s’përkon me realitetin

Të ngjajshme

Duke folur për Marrëveshjen e demilitarizimit të UÇK-së, dëshmitari John Stewart Duncan u pyet se pse i është referuar Hashim Thaçit në atë dokument si kryekomandant i UÇK-së. Duncan se ai titull është i zmadhuar.

“Unë nuk e di se kush e ka dhënë këtë si propozim… sipas mendimit tim bëhej fjalë për një titull të zmadhuar, të madh dhe nga përvoja ime personale më kujtohet që në lëvizjet revolucionare afrikane që kanë ndodhur në një vend ku jam rritur, e mbaj mend që guerilëve ju dhanë emërtime të tilla si gjeneral. Edhe në Francë ku kam jetuar për disa vite, liderët e rezistencës mund të thonin që ky është batalioni X-Y dhe nuk bëhej fjalë fare për batalion dhe bëhej fjalë për vetëm 300 vetë. Eksitonte tendenca për zmadhimin dhe ekzagjerimin e titujve. Kështu që kjo është diçka që nuk e mora seriozisht dhe nuk e mora parasysh fare”, tha dëshmitari.

Sipas tij, ky titull nuk përkonte me realitetin dhe ishte më shumë ekzagjerim apo zmadhim, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Sipas meje ishte thjesht një zmadhim, ekzagjerim, një titull i madh që i jepej dikuj që nuk përkonte me realitetin”, tha ai.

Dëshmitari deklaroi se ishte planifikuar që Marrëveshjen e demilitarizimit ta nënshkruante Agim Çeku për shkak se ishte thënë se Thaçi nuk ishte i disponoheshëm. Por, më vonë përfundoi emri i tij si nënshkrues i dokumentit e që ky ndryshim nuk e di se nga ka ardhë, por që ishte propozuar nga UÇK-ja.

“Ka ardhur nga ana e UÇK-së, domethënë që ishte propozim i tyre që dokumentin ta nënshkruante Thaçi”, tha ai.

Duncan u shpreh se nuk e kishin problem që dokumenti u nënshkrua nga Thaçi, pasi e rëndësishme për atë ishte të sigurohej përfshirja e plotë e palës kosovare- konkretisht krahu ushtarak.

Ai tha se duke e ditur nderin e shqiptarit dhe pikëpamjen që kishin ata për fjalën e dhënë apo besën, e dinin që ata do të angazhoheshin për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Sipas dëshmitarit, ata e kuptonin që gradualisht do të njiheshin dhe që ekzistonte mundësia e diçkaje që do të çonte në pavarësinë e tyre.

Dëshmitari tha se Thaçi nuk mund të nënshkruante si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme sepse kjo do të thoshte njohjen e këtij organi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz