back to top
Monday, September 22, 2025
BallinaKulturëKu me shku e çka me bo, këtë javë.

Ku me shku e çka me bo, këtë javë.

Të ngjajshme

E pat vera. U kry. Ama mos u mërzitni se keni çka me bo, ku me shku, çka me lexu e me vesh. Ja Monday Marks me rekomandimet e javës me koxha një përzimje mix të ngjarjeve

Kjo javë në Kosovë e rrethinë vjen me një përzimje ngjarjesh kulturash, tingujsh e idesh në krejt formatet e ndryshme, prej partyve, botime të reja e modë urbane.

Prej performancave që ringjallin kujtesën kolektive te Pazari i gjelbërt me “Imaginations Kiosk”, te koncertet që e kallin skenën si Heavenphetamine në Termokiss, e setet e DJ Real Madrid dhe Selina Bernet në Juliet of the Spirits. Ka vend pak edhe për reflektim e krijim si Tea Talk në Galeria 17 apo Writers Bench në BOX01, ku arti dhe diskutimet bëhen ura mes njerëzve.

Për ata që duan me vallëzu e me kontribu pak, Let’s Dance në AMC kthehet për një kauzë të madhe, ndërsa dashamirët e leximit mujn me ble numrin e ri të revistës Me Diell e me ju kthy pak leximit. Në Tiranë e Elbasan, Java Kulturore e Kinës sjell filma, muzikë e kulinari për me eksploru një botë tjetër, kurse në Prishtinë Studio Pun_ks ofron një estetikë fresh të punk me rrënjë shqiptare.

Linku me ngjarjet e plota: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-22-shtator

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz